Drita zyrtarizon përforcimin e ri
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita zyrtarizon përforcimin e ri
drita
16/06/2026 - 16:31
Linku u kopjua

Klubi futbollistik, Drita, ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Agan Mjaki si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin aktual.

23-vjeçari nga Shkupi i bashkohet ekipit bardhekaltër nga radhët e Laçit, duke sjellë me vete përvojë ndërkombëtare dhe zhvillim në akademi të njohura evropiane.

Mjaki ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa formimi i tij si futbollist është bërë në Holandë, ku ka luajtur me grupmoshat e klubeve si Tëente dhe Groningen.

Trajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, pritet ta ketë në dispozicion lojtarin e ri për sfidat e ardhshme, me synimin për të forcuar repartin e skuadrës.

“Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Agan Mjaki”, thuhet në njoftimin e klubit, ku i është uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e Dritës.

Me këtë transferim, Drita vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, duke synuar të mbetet konkurruese në garat vendore dhe ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026