Drita largon dy futbollistë dhe një anëtar teknik
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita largon dy futbollistë dhe një anëtar teknik
Drita
10/06/2026 - 17:35
Linku u kopjua

Ndryshime të rëndësishme në përbërjen e FC Dritës.

Klubi nga Gjilani ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me dy futbollistë dhe një pjesëtar të stafit teknik.

Futbollisti Morris Fuseini ka përfunduar periudhën e tij të huazimit te bardhekaltërit, ndërsa me Ben Zidane është ndërprerë bashkëpunimi me marrëveshje të dyanshme.

Përveç lëvizjeve në fushë, nga klubi është larguar edhe trajneri kondicional, Abdullah Biricik.

Pas një periudhe dyvjeçare, Biricik është përshëndetur me FC Dritën pas përfundimit të kontratës së tij.

"Klubi ynë i falënderon të tre për kontributin, angazhimin dhe korrektësinë e treguar përgjatë kohës sa ishin pjesë e FC DRITA, duke ju uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës," thuhet në njoftimin e klubit.

FC Drita ka nisur zyrtarisht freskimin e skuadrës për edicionin e ri, duke mbyllur kapitullin me dy futbollistë dhe një trajner që dhanë kontribut të çmuar në klub gjatë periudhës së kaluar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026