Messi shpëton ekipin me dy gola, mposht Coloradon
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Messi shpëton ekipin me dy gola, mposht Coloradon
New Project - 2026-04-19T102049.051
19/04/2026 - 13:23
Linku u kopjua

Lionel Messi i ka dhuruar një nisje perfekte trajnerit të ri të Inter Miamit, Guillermo Hoyos, duke shënuar dy gola në fitoren dramatike 3-2 ndaj Colorado Rapids para 75,000 spektatorëve në Denver.

Ndonëse Miami e lëshoi avantazhin prej dy golave në pjesën e dytë, ylli argjentinas u shfaq sërish si shpëtimtar duke realizuar golin e triumfit dhjetë minuta para fundit pas një asistimi nga De Paul, një fitore kjo që e ngjit skuadrën e tij në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes.

Edhe pse takimi u mbyll me tension dhe një karton të kuq për Yannick Bright, "Heronjtë" arritën të siguronin tri pikët në këtë debutim të trajnerit të ri, duke konfirmuar statusin e tyre si pretendetë kryesorë në MLS.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026