Është dorëzuar të enjten zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve në vitet '90, ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Nisma është ndërmarrë nga Grupi Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa është mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës.
Nëse Gjuro Macut refuzon të propozojë shkarkimin e saj, Kamberi ka thënë se, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj në këtë funksion dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë.
“Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave nacionale, të cilat janë pjesë e qeverisë. Pra, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as partia boshnjake e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit!”Deklaratat e saj kanë nxitur reagime në Kosovë, rajon e BE.
Lexo edhe:
Sipas tij, kushdo që bën thirrje për spastrim etnik nuk përbën vetëm kërcënim për Kosovën, por dëshmon se Serbia ende nuk është shkëputur nga, siç e quan ai, "ideologjia gjenocidale e Millosheviqit" dhe nga politika që solli luftëra, masakra dhe "turp historik".
https://kosovapress.com/article?id=742646
Reagim pati edhe Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL), i cili theksoi se deklarata e ministres serbe rikthen në vëmendje diskursin që lidhet me politikat përgjegjëse për luftën, spastrimin etnik dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë.
Ndërkaq opozita serbe ka kërkuar shkarkimin e Paunoviqit nga detyra e ministres.
Ishte Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në Serbi, që kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të saj, duke e cilësuar deklaratën e saj si gjuhë të urrejtjes dhe një mbështetje të hapur për persekutimin mbi baza etnike.