KQZ shpërndanë paratë për partitë kuvendare, VV prin me 881 mijë € për 49 deputetë
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ shpërndanë paratë për partitë kuvendare, VV prin me 881 mijë € për 49 deputetë
kqz shperndarja e parave
14/07/2026 - 16:00
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë 881 mijë e 253 euro e 70 cent nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.

Sipas ndarjes së publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV-ja, e cila ka 49 deputetë në Kuvend, do të marrë 850 mijë e 586 euro e 30 cent nga fondi bazë, ndërsa 30 mijë e 667 euro e 40 cent tjera nga kuota gjinore.

Kjo i bie që partitë marrin nga 17 mijë e 358 euro e 9 centë për çdo deputet tyre që ka siguruar ulëse në parlament, sipas votave të zgjedhjeve të 7 qershorit, raporton KosovaPress, bazuar në të dhënat e KQZ-së.

Partia Demokratike e Kosovës do të përfitojë 381 mijë e 895 euro e 89 cent për 22 parlamentarët e saj, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 312 mijë e 460 euro e 27 cent për 18 pjesëtarët e saj në Kuvendin e Republikës.

Sipas vendimit të KQZ-së, Lista Serbe për 9 anëtarët e saj që I dërgon në organin legjislativ të do të marrë 156 mijë e 230 euro e 14 cent, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 121 mijë e 512 euro e 33 cent, ndërsa për 3 deputetët e zgjedhur “GUXO”-s i janë ndarë 52 mijë e 76 euro e 71 cent.

Kosova Demokratik Türk Partisi do të përfitojë 34 mijë e 717 euro e 81 cent, ndërsa Alternativa, Nisma Socialdemokrate, Jedinstvena Goranska Partija, Koalicija Vakat, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA), Socijaldemokratska Unija dhe Za Slobodu Pravdu i Opstanak do të marrin nga 17 mijë e 358 euro e 90 cent secila.

Në total, për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026, fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend kap vlerën prej 2 milionë e 113 mijë e 735 euro e 89 cent, prej të cilave 2 milionë e 83 mijë e 68 euro e 49 cent ndahen sipas numrit të ulëseve në Kuvend, ndërsa 30 mijë e 667 euro e 40 cent për kuotën gjinore.

Kuvendi i Republikës ende nuk është konstituuar ani se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026 u bë para 10 ditëve. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026