Nën atmosferën festive të Ditës së Evropës, sheshi në Prishtinë u shndërrua në një pikëtakim të kulturës, inovacionit, rinisë dhe bashkëpunimit evropian. Përmes panairit “Team Europe”, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mblodhi institucione, organizata e qytetarë për të prezantuar mundësitë që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën në fusha të ndryshme: nga arsimi e mjedisi, deri te fuqizimi i grave dhe energjia e gjelbër.
Në panair u prezantuan iniciativa të ndryshme kulturore dhe edukative nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Një nga ta ishte edhe Instituti Francez për të cilën një përfaqësues i saj, Grégoire Hureau, tregoi se në këtë panair kanë ardhur për të përcjell mundësitë e mësimit të gjuhës dhe studimeve në Francë.
Pjesë e panairit ishte edhe organizata DivoLab, e cila prezantoi projektet kreative të riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve. Përfaqësuesja e organizatës, Murtëza Zeneli, tha se qëllimi kryesor është vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e riciklimit.
“Në organizatën tonë, merremi specifikisht me mbetjet ose mbeturinat, e ndryshme. Më shumë të plastikës, mirëpo jemi duke u marrë edhe me materiale të tjera, ku i riciklojmë ato, i marrim, i kthejmë në forma të tjera. Ne si organizatë ju ofrojmë programe të ndryshme kreative, ku krejt komuniteti dhe krejt qytetarët munden me ardhë me e pa hapësirën tonë, me i pa makinat tona. Edhe mesazhi ynë është t’ju tregojmë se çka mund të krijojnë përmes mbetjeve që i kemi përreth, materialeve që i lëmë anash edhe se si mund t’i kthejnë sërish në jetë”, tha ajo.“Ja sot edhe gratë anëtare tona duke i shitur produktet e tyre. Produktet, punimet janë nga të mbijetuarat e luftës, anëtare të qendrës tonë për promovimin e të drejtave të grave. Janë disa punime shumë unike, të veçanta. Përçojnë zërin e krimeve të luftës, përçojnë zërin e dhjetëra grave. Sot çka jemi shumë të kënaqur që është një interesim jashtëzakonisht shumë i madh i qytetarëve, vizitorëve, të cilat po marrin dhurata që edhe ato dhurata po i vlerësojnë shumë”, tha Tahiraj.
Rinia gjithashtu zuri vend qendror në aktivitetet e Ditës së Evropës. Edlira nga Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj Evropian, theksoi rolin e të rinjve në integrimin evropian dhe gjatë këtij panairi ajo përcjell udhëzime si të rinjët mund të jenë pjesë e kësaj organizate.
“Sot prezantojmë rezultatet, të cilat i kemi arritur. Do të thotë, në implementimin e masave të efiçiencës së energjisë, të cilat janë bërë gjithmonë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Prezantojmë rëndësinë e efiçiencës së energjisë dhe prezantojmë kursimin e energjisë si një faktor kyç, do të thotë për uljen e faturave dhe për rritjen e komfortit”, tha ajo.