Begaj kalon transit në Kosovë, policia nis masa sigurie
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Begaj kalon transit në Kosovë, policia nis masa sigurie
Policia e Kosoves - logo - - ilustrim
Foto Ilustruese
09/06/2026 - 12:06
Linku u kopjua

Policia e Kosovës bën të situr se sot do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit, Policia ka realizuar paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin normal të qarkullimit përgjatë itinerarit ku do të lëvizë eskorta presidenciale.

Për të mundësuar lëvizje të lirë sipas itinerarit të paraparë, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut në intervale të shkurtra kohore në disa segmente rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri te Pika e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.

Ndërprerje të ngjashme do të ketë edhe gjatë kthimit të presidentit shqiptar më 11 qershor 2026, ndërsa sipas nevojës trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026