Vjosa Osmani është gruaja më e votuar në historinë e Kosovës.
Ajo, në zgjedhjet e vitit 2021 mori mbi 300 mijë vota duke qenë pjesë dhe prijëse e listës së Vetëvendosjes, si kryetare e GUXO.
Koalicioni me Vetëvendosjen dhe fitorja në këto zgjedhje, me mbi 50 për qind, ia solli Osmanit edhe pozitën e presidentes së shtetit, në prill të po këtij viti.
Raporti i saj politik e profesional me shefin e Vetëvendosjes ishte i afërt edhe më parë. Në fakt, qysh prej vitit 2019, kur LDK e VV bënë marrëveshje për qeverisje të përbashkët, pas zgjedhjeve të këtij viti.“...kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë, kështu që…”, pati thënë ajo në një takim të përbashkët me Kurtin, më 18 maj 2020.
Duke ditur këto raporte, Osmani u bë e pëlqyer, e preferuar, dhe kryesisht pozitivisht dhe mirë-e-komentuar edhe në rrjete sociale, në radhë të parë prej atyre që mbështetnin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
“Tradhetarot nuk e meritojne me shkue te aj vend”, ka komentuar Dini Kryeziu.

“Qa ta ban goja as b... nuk ta ban kshtu mos shko ma përkujtimore të varrezat e familjes legjendare Adem Jasharit se per një kolltuk e shitet sovranitetin e republikës dhe vetvetes ska vot per ty”, ka shkruar ai.
Kritik e deri diku ofendues me koment ka qenë edhe Anuar Asllan Syla
Dekreti i Osmani duket se e ka hidhëruar e dëshpëruar fort edhe Adem Binaj.
“Shumë e pa fytyrë ishe kan Dhelpra Shkupit! Të gjitha like i hjeka”.
“From Hero to Zero ncncnnc cfare zhgenjimi mjer ti per veti”, ka thënë ajo.

Jo pak komentues e kanë parë zhvillimin me dekretin e Osmanit si pjesë të njëfarë plani për ta rrëzuar Kurtin, e i cili, sipas tyre, është “ideuar” nga Richard Grenelli i Amerikës, Edi Rama i Shqipërisë me Aleksandar Vuciqi i Serbisë
“Fundi i Karieres Politike me bashkpunimin me Edi Ramoviqin. Haram Vota te koft”, ka shkruar Artison Balaj
“Ma ne fund e tregove veten te dobët Vjosa Osmani ju afrove EDI Rames dhe Grenellit , tash të pret fati i Memli Krasniqit”, ka shkruar ai.
“Unfollow e ki Vjosa Osmani. Na tradhetove edhe ti. Gjithmone me Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Nga dëshpërimi, Islam Jakupi ka vendosur që presidentes t’ia ndryshojë emrin
Nehat Miftari i ka dhënë një epitet të rëndë, Osmanit
“E shitura e vitit 2026”, ka thënë ai.
“Ti e qove voten e popullit tend ne borrlog ku dmth se ty per popull spo ta nike hiq e dështuar”, ka komentuar ajo
Enver Rramanaj është i bindur se Osmani nuk ka çfarë të kërkojë më në politikë.