Deklarata e Gecit për Thaçin, Gërvalla: Kot e keni, nuk hapin tema të reja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deklarata e Gecit për Thaçin, Gërvalla: Kot e keni, nuk hapin tema të reja
gerrvalla-050526
05/05/2026 - 11:43
Linku u kopjua

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe kryetarja e Partisë Guxo nuk ka komentuar deklaratën e radhës së ish-deputetit të Guxo, Fatos Geci i cili tha se “më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, koment ky drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

Ajo madje nuk u distancua as kur u pyet se a mendon njëjtë si bashkëpartiaku i saj por tha se kot e keni se sot ka ardhur për Gjykatën Administrative dhe nuk hapin tema të reja.

Këto komente Gërvalla i bëri pas inaugurimit të Gjykatës Administrative.

 “A e dini  qe kemi ardhur me inaugurimin e Gjykatës Administrative për çështje të tjera a ka mundësi qe pyetje e duhura ti shtrojmë në vendin e duhur…Kot e ke sepse kemi ardhur për gjykatë administrative nuk e kemi plan me hap tema të reja”, tha ajo.

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci edhe ka bërë një koment karshi ish-presidentit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë me shkrim. Komenti i tij ishte “Mirë që koke përgatit se tash me 19 maj lidhesh për krejt jetën”. Burgim të përjetshëm për Thaçi, ish-deputeti i Guxo kishte uruar edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës dhe më pas pati një reagim të madh dhe distancim nga kjo deklaratë edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026