Arsimtari dyshohet se e sulmoi një nxënës, viktima mori trajtim mjekësor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arsimtari dyshohet se e sulmoi një nxënës, viktima mori trajtim mjekësor
07/03/2026 - 08:55
Linku u kopjua

Një arsimtar i një shkolle fillore është arrestuar në Mamushë nën dyshimin për keqtrajtim të një nxënësi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje dhe i dyshuari është arsimtar në një shkollë fillore, që dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

“Mamushë  06.03.2026 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.  

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim trupor”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026