Deputetja britanike për Osmanin: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deputetja britanike për Osmanin: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për punën e presidentes në largim Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar.
Deputetja Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj.
“Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar ajo Kearns në X.
Sot, Vjosa Osmani dorëzoi detyrën e presidentes në një ceremoni zyrtare tek kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.