Deputeti i LVV-së i drejtohet PDK-së dhe LDK-së: A i keni emrat, apo vetëm arsyetime?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deputeti i LVV-së i drejtohet PDK-së dhe LDK-së: A i keni emrat, apo vetëm arsyetime?
bajqinovci foto
Foto Arkiv
25/04/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, u ka bërë thirrje LDK-së dhe PDK-së që të propozojnë tre emra për president mbipartiak, ashtu siç kanë deklaruar më parë.

Në një video-mesazh, Bajqinovci tha se nëse opozita paraqet kandidatët e saj, atëherë Vetëvendosje është e gatshme të tërheqë emrat e propozuar.

“LDK dhe PDK, propozoni tre emra për president mbipartiak ashtu siç vetë keni deklaruar. Tash është momenti, dërgoni tre emra. Nëse i keni, ne i tërheqim emrat tanë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Vetëvendosje po ofron zgjidhje, ndërsa opozita po i shmanget përgjegjësisë.

“Ne po ofrojmë zgjidhje, ju po ikni prej saj. Shumë e thjeshtë është, a keni emra apo vetëm arsyetime?”, është shprehur Bajqinovci.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale është te opozita.

“Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, topi është te ju”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë, sot, në mëngjes, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët - konsensual, për president.

Megjithatë, PDK-ja tashmë e ka refuzuar këtë propozim.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti garanci për sigurimin e 66 votave nga partia e tij në rast se LDK-ja propozon Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026