Sot do të lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot do të lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës
04/05/2026 - 08:10
Linku u kopjua

Klinika e Gjinekologjisë do të ofrojë edhe një shërbim të ri digjital. Bëhet fjalë për regjistrimin e lindjes së fëmijëve, që pritet të lansohet sot (e hënë), në në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo iniciativë synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për regjistrimin e lindjeve, thuhet në njoftim.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph,  ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me fillim nga ora 13:30. Ndërsa për shkak të natyrës së ambientit dhe për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale, mediat janë lutur të respektojnë privatësinë dhe të shmangin filmimin e pacientëve apo të dhënave identifikuese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026