Delegacioni amerikan vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Delegacioni amerikan vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës
New Project - 2026-06-21T134401.598
21/06/2026 - 15:44
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur sot në selinë e saj delegacionin e klubit amerikan “Iowa Soccer Club”, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë bashkëpunimi sportiv dhe kulturor.

Mysafirët nga SHBA u pritën nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Samir Ujkani.

Gjatë këtij takimi, drejtuesit e FFK-së njoftuan delegacionin me progresin e futbollit kosovar që nga pranimi në UEFA e FIFA, investimet në infrastrukturë dhe programet për talentet e rinj.

Pas takimit në seli, delegacioni amerikan vizitoi Kampin Nacional në Hajvali për t'u njohur me kushtet moderne të punës, ku futbollistët e rinj të “Iowa Soccer Club” zhvilluan edhe një stërvitje të përbashkët me trajnerët e programit kosovar “Talent Coach”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026