Formacionet zyrtare Gjermania - Curaçao
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Gjermania - Curaçao
Në orën 19:00, katër herë kampionia e botës, Gjermania, do të përballet me debutuesit e Curaçao-s në një ndeshje të Grupit E që shënon diferencën më të madhe në ranglistë mes dy skuadrave në raundin e parë.
Gjermanët vijnë në këtë Botëror me një formë të shkëlqyer prej nëntë fitoresh radhazi, të udhëhequr nga trajneri i tyre i ri Julian Nagelsmann (38 vjeç) dhe portieri veteran Manuel Neuer (40 vjeç), i cili luan në Botërorin e tij të pestë.
Në krahun tjetër, Curaçao hyn në histori si vendi më i vogël për nga sipërfaqja dhe popullsia që kualifikohet në këtë edicion, nën drejtimin e 78-vjeçarit Dick Advocaat, trajneri më i vjetër në historinë e këtij kompeticioni.
Formacionet zyrtare:
Gjermania (4-2-3-1): 1 Neuer — 6 Kimmich, 4 Tah, 15 Schlotterbeck, 18 Brown — 5 Pavlovic, 23 Nmecha — 19 Sane, 10 Musiala, 17 Wirtz — 7 Havertz
Curaçao (4-2-3-1): 1 Room — 24 Fonville, 18 Obispo, 23 Bazoer, 5 Floranus — 10 Bacuna L., 8 Comenencia — 7 Bacuna J., 21 Chong, 12 Hansen — 9 Locadia
KosovaPress