Deklarata e ministres serbe shihet si vazhdim i politikës hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës
Lajme
Lexohet për: 5 min.
Dëgjoje me zë...
Deklarata e ministres serbe shihet si vazhdim i politikës hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës
fetoshi foto1
14/07/2026 - 16:03
Linku u kopjua

Deklarata e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, shkaktoi reagime të  shumta.

Profesori universitar, Arben Fetoshi vlerësoi se kjo është  një deklaratë që  konfirmon vazhdimin e politikës së hegjemonisë së Serbisë ndaj Kosovës.

Fetoshi: Deklarata e ministres serbe konfirmon vazhdimin e politikës së hegjemonisë së Serbisë ndaj Kosovës

Video:

 “Kjo është  deklaratë,  e cila e konfirmon vazhdimin e politikës së hegjemonisë së Serbisë karshi Kosovës dhe është pjesë e komunikimit strategjik që ka për qëllim jo vetëm rehabilitimin e Sllobodan Millosheviqit, por edhe revizionimin e historisë për luftërat në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, duke përdorur në mënyrë perfide strategjinë e mohimit në radhë të parë, dhe narrativën e viktimizimit të përhershëm serb, si strategji që, në të cilën funksionon arkitektura e propagandës serbe”, tha Fetoshi.

Fetoshi mendon se Kosova duhet të komunikojnë në mënyrë strategjike me partnerët ndërkombëtarë që të dokumentohet kërcënimi që paraqet propaganda serbe.

Fetoshi: Kosova i ka të gjitha kapacitetet që t'i përgjigjet politikës shoviniste të Serbisë

Video:

“Kosova i ka të gjitha kapacitetet që t'i përgjigjet kësaj tendence, t'i përgjigjet politikës shoviniste të Serbisë. Por, përtej Kosovës, duhet të kemi parasysh që e vërteta konsiston në një numër të madh të vendimeve gjyqësore të drejtësisë ndërkombëtare. Nëse i referohemi akuzave ndaj Millosheviqit e deri tek zyrtarët e tjerë të shtetit serb të dënuar në Tribunalin e Hagës për krimet në Kosovë; nëse i referohemi vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë gjithashtu, e cila e konfirmon gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Srebrenicë dhe në anën tjetër, natyrisht që përgjigja strategjike e Kosovës ndërlidhet me veprimet e mbledhjes së fakteve dhe dokumentimit të krimeve të Serbisë nga ana e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në nivelin juridik dhe nga ana e institucioneve të shtetit, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe rolin e ambasadave, që jo të kthehen ose të merren me deklaratën në kuptimin e një polemike me një përfaqësues të qeverisë serbe, por të komunikojnë në mënyrë strategjike me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të dokumentohet kërcënimi që paraqet propaganda serbe, përkatësisht komunikimi strategjik i Serbisë, i cili, përtej nivelit të mobilizimit nacionalist në Serbi, gjithashtu është provokues”, tha ai.

Ndërsa, profesori tjetër universitar, Dorajet Imeri, tha se zbardhja e krimeve të  kryera nga Serbia në  Kosovë  duhet të  trajtohet me një  shkallë  të  jashtëzakonshme të  profesionalizmit.

Imeri: Gjenocidi në  Kosovë  të  trajtohet me  një  shkallë  të  jashtëzakonshme të  profesionalizmit

Video:

Ka fakte të  bollshme që  Serbia ka kryer gjenocid në  Kosovë,  mirëpo kjo duhet të  trajtohet me një  shkallë  të  jashtë zakonshme të  profesionalizmit, në  mënyrë  sistemike për të  arritur deri tek ky objektiv. Sepse me kë të  zbardhet e vërteta historike dëshmohet fakti që  Serbia ka kryer gjenocid dhe i hap perspektivë  popullit tonë  për një  të  ardhme tjetër, tha Imeri.

Ai e sheh deklaratën e ministres serbe si dëshmi të qartë se spastrimi etnik është  përpjekje e pjesës më  të  madhe të politikës serbe.

Imeri: Kaq vite pas luftës Serbia vazhdon me narrativën e vjetër për Kosovën

Video:

Deklarata e përdorur së  fundmi nga ministrja e Qeverisë  së  Serbisë  është  dëshmi e qartë  se spastrimi etnik dhe gjenocidi nuk janë  vetëm përpjekje ose vendim i një  individi ose Qeverie, por e pjesës më  të  madhe të  politikës serbe që  kaq vite pas përfundimit të  luftës vazhdon me narrativën e vjetër që  Serbia duhet të  spastrohet etnikisht. Kjo është  kundër vlerave perëndimore dhe kundër përpjekjeve serioze të  Bashkimit Evropian për paqe dhe stabilitet”, shtoi Imeri.

Bashkimi Evropian ka dënuar të martën deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Në konferencën për media, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.

“Deklaratat e tilla janë në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimin, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Ato shkojnë edhe kundër obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Pra, ne presim nga të gjithë liderët që të përmbahen nga çfarëdo retorike nxitëse dhe të japin kontribut për një ambient të besimit dhe stabilitetit në rajon”, tha ajo. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026