Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta
Albulenaa
02/06/2026 - 20:02
Linku u kopjua

Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të Ditës së Republikës së Italisë, në Prishtinë u mbajt një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, diplomatë, pjesëtarë të KFOR-it, personalitete të jetës kulturore dhe mysafirë të shumtë.

Në këtë ceremoni, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, tha se Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë, stabilitetit, paqes dhe përparimit shoqëror.

Ai vlerësoi progresin demokratik të Kosovës dhe ritheksoi mbështetjen e Italisë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për marrëdhëniet dypalëshe, Antonini theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në Kosovë përmes KFOR-it, projekteve zhvillimore dhe mbështetjes së aktiviteteve kulturore.

Në ceremoni foli edhe presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila vlerësoi rolin e Italisë në mbështetjen e Kosovës dhe miqësinë e ndërtuar ndër vite mes dy popujve.

Ajo përcolli urimet e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për popullin italian, duke shprehur besimin se bashkëpunimi dhe miqësia ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen në të ardhmen.

Ceremonia u shoqërua me program kulturor e artistik, përfshirë performacën e artistes Rona Nishliu dhe sopranos Arta Jashari, si dhe me prezantime të gastronomisë italiane, duke reflektuar lidhjet e forta kulturore dhe diplomatike ndërmjet Italisë dhe Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026