Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje që lehtëson kalimin kufitar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje që lehtëson kalimin kufitar
shqiperi maqedoni
28/06/2026 - 13:29
Linku u kopjua

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga takimi në Dibër, ku së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Panče Toškovski, nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar me një ndalesë në pikat e përbashkëta kufitare.

Sipas Lamallarit, marrëveshja synon të afrojë qytetarët e dy vendeve duke shkurtuar kohën e pritjes në kufi dhe duke lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve, bizneseve dhe turistëve.

Ai theksoi se Rruga e Arbrit, një investim me rëndësi kombëtare, ka filluar të japë efektet e pritshme, duke ndikuar jo vetëm në zhvillimin e Dibrës, por edhe në rritjen e qarkullimit në Pikën Kufitare të Bllatës.

Sipas tij, në këtë pikë kufitare kalojnë mesatarisht rreth 4.600 udhëtarë në ditë, ndërsa vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar afro 700 mijë qytetarë dhe rreth 300 mijë automjete.

Lamallari vlerësoi se sistemi me një ndalesë në të katër pikat kufitare do të përshpejtojë procedurat kufitare, duke sjellë përfitime për ekonominë, turizmin dhe qytetarët e të dy vendeve.

"Kur një kamion kalon më shpejt kufirin, fiton ekonomia. Kur një turist pret më pak në kufi, fiton turizmi. Kur një familje kalon më lehtë për të takuar të afërmit, fitojnë njerëzit. Dhe kur dy shtete punojnë si një ekip në kufi, fiton siguria e të gjithëve dhe e ardhmja jonë evropiane", ka shkruar Lamallari.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026