Pierluigi Collina ka reaguar pas diskutimeve të shumta rreth vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjen mes Argjentinës dhe Egjiptit, duke sqaruar mënyrën e përdorimit të VAR-it dhe kontrollet që bëhen pas rasteve të diskutueshme.
Në fokus ishte goli i anuluar i Egjiptit pas një ndërhyrjeje të dyshimtë para realizimit, si dhe përplasja mes Julián Álvarez dhe Mohamed Salah para golit të tretë të Argjentinës.
“Pas çdo goli të shënuar, VAR-i kontrollon fazën e posedimit të topit nga skuadra sulmuese”, deklaroi Collina.
Ai pranoi se disa vendime gjithmonë mund të kenë element subjektiv, por vlerësoi mënyrën se si është zbatuar sistemi gjatë këtij Botërori.Para rolit drejtues, ai ishte një nga gjyqtarët më të vlerësuar në botë, duke drejtuar ndeshje të mëdha si finalja e Kupës së Botës 2002 mes Brazilit dhe Gjermanisë, si dhe finale të Ligës së Kampionëve.
Për paraqitjet e tij në fushë, Collina është zgjedhur disa herë si gjyqtari më i mirë në botë nga organizata ndërkombëtare të futbollit.