Rikthimi i Mourinhos te Reali, Perez e merr situatën në dorë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rikthimi i Mourinhos te Reali, Perez e merr situatën në dorë
Raportet nga “The Athletic” bëjnë të ditur se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e favorizon Jose Mourinhon për një rikthim të mundshëm në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas burimeve të gazetarit David Ornstein dhe Mario Cortegana, Perez po e udhëheq personalisht procesin për zgjedhjen e trajnerit të ri, në një kohë kur pritet që trajneri aktual Arbeloa të largohet në fund të sezonit, pas rezultateve zhgënjyese të ekipit.
Mourinho, i cili aktualisht drejton Benficën dhe ka kontratë deri në vitin 2027, posedon një klauzolë largimi prej rreth tre milionë eurosh. Përveç tij, në listën e kandidatëve përmenden edhe Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps, ndërsa Jurgen Klopp konsiderohet një opsion i vështirë për t’u realizuar.
Një rikthim i portugezit në “Santiago Bernabeu” do të rikthente një bashkëpunim të suksesshëm me Perezin nga periudha 2010-2013, megjithatë brenda klubit nuk ka konsensus të plotë për këtë lëvizje, për shkak të tensioneve që ai kishte krijuar më parë në dhomën e zhveshjes.
Po ashtu, periudha e fundit e Mourinhos te Benfica është shoqëruar me polemika, përfshirë edhe komentet e tij pas një incidenti që përfshinte Vinicius Junior, të cilat nuk janë pritur mirë në Madrid.
KosovaPress