City mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
City mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin
New Project - 2026-04-19T162849.502
19/04/2026 - 19:31
Linku u kopjua

Manchester City ka arritur një fitore jetike 2-1 në "Etihad Stadium" ndaj Arsenalit, duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion në Premier League.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë ku Rayan Cherki kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 16-të pas një aksioni individual, por gëzimi i "Citizens" zgjati pak pasi Kai Havertz barazoi shifrat vetëm dy minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim i rëndë i portierit Donnarumma.

Pjesa e dytë ishte një betejë e vërtetë me shtylla nga të dyja palët, por njeriu i momenteve të mëdha, Erling Haaland, u shfaq në skenë në minutën e 65-të për të shënuar golin e fitores pas një goditjeje të saktë brenda zonës.

Me këtë rezultat, City ngjitet në pozitën e 67 pikëve me një ndeshje më pak të zhvilluar, duke u afruar në vetëm tri pikë larg Arsenalit lider dhe duke marrë në dorë fatin e sezonit në këtë fazë kritike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026