Eliminimi nga Bayerni, Mbappe dhe Camavinga flasin hapur pas ndeshjes
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Eliminimi nga Bayerni, Mbappe dhe Camavinga flasin hapur pas ndeshjes
Camavinga
17/04/2026 - 08:55
Linku u kopjua

Eduardo Camavinga dhe Kylian Mbappé kanë reaguar në rrjetet sociale pas eliminimit të Real Madridit nga Bayern Munich në Ligwn e Kampionwve.

Mesfushori francez ka kërkuar falje për përjashtimin e tij në minutat e fundit të ndeshjes, një moment që ndikoi drejtpërdrejt në fatin e skuadrës madrilene. Ai pranoi përgjegjësinë për incidentin që la ekipin me një lojtar më pak në një fazë vendimtare.

Ndërkohë, Mbappé, i cili realizoi golin e tretë për Realin në Bavari, theksoi se skuadra luftoi deri në fund dhe kërkoi reflektim për të shmangur zhgënjime të ngjashme në të ardhmen.

“U përpoqëm deri në fund. Është zhgënjyese të eliminohemi nga një garë kaq e rëndësishme, por duhet të shohim përpara. Duhet të jemi shumë kritikë ndaj vetes për të shmangur zhgënjime të tjera si kjo. Nuk do të dorëzohemi kurrë! Te Real Madridi, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një opsion. Por ju premtoj një gjë: do të fillojmë të fitojmë përsëri, dhe shumë shpejt”, ka shkruar sulmuesi francez.

Real Madridi i jep fund kështu aventurës në Ligën e Kampionëve për këtë sezon, ndërsa fokusin tani e zhvendos në garat e tjera.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026