Ferizaj, qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Paratë e humbura
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën më 24 shtator rreth orës 11:00, një qytetar nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçare ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të  humbura në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj.

Musliu menjëherë  e ka njoftuar policinë  dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në  Ferizaj.

“Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë: 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024