Deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se terroristi Milan Radojiçiq duhet të përballet me drejtësinë për agresionin e 24 shtatorit të 2023-ës në Banjskë të Zveçanit.
Me rastin e një-vjetorit të sulmit terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, përgjegjësinë e të cilit e mori Milan Radojiciq, Kearns ka kërkuar që edhe personat e tjerë të involvuar të përballen me drejtësinë.One year since the Banjska attack.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2024
One year since the murder of Afrim Bunjaku.
Milan Radoičić and those responsible must face justice.
Justice is requisite for reconciliation and peace in the Balkans. pic.twitter.com/wgBorS4sXH
“Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut.
Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.Kujtojmë se institucionet e Kosovës kanë kërkuar disa herë nga aleatët ndërkombëtarë që t’i bëjë presion Serbisë për të dorëzuar kriminelët e Banjskës. Dy herë radhazi përmes Ministrisë së Drejtësisë, institucionet i janë drejtuar Serbisë me kërkesën për ofrim të provave. Serbia ka refuzuar, madje ka kërkuar që autoritetet vendore të dorëzojnë provat që ka Kosova për sulmin në Banjskë.
Në fillim të këtij muaji, gati pas një viti, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë. Në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radojiçiq, si udhëheqës i grupit. Sipas aktakuzës së siguruar nga KosovaPress, ata kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe financim të grupit, shpëlarje të parasë.
https://kosovapress.com/hovenier-autoret-e-krimit-ne-banjske-te-mbahen-plotesisht-pergjegjes