3 të lënduar në aksidentin e 5 veturave në Fushë Kosovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti zinxhiror sonte në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se në këtë aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024