Burri qëllon të dashurën e tij dhe më pas veten, jep detaje policia
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Burri qëllon të dashurën e tij dhe më pas veten, jep detaje policia
Foto Ilustruese
Mbrëmë vonë, një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dashurës së tij, e më pas ka qëlluar edhe veten në Ferizaj, njofton policia.
Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator që përmbante gjashtë fishekë, si dhe tri gëzhoja nga arma e përdorur.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.