Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili mori 60 mijë € pagë dhe 18 mijë € mëditje vitin e kaluar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili mori 60 mijë € pagë dhe 18 mijë € mëditje vitin e kaluar
ahmet ismaili bqk
17/04/2026 - 18:58
Linku u kopjua

Ahmet Ismaili mund të jetë kosovari më pagën më të lartë në sektorin publik                            

Ai, si guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës merr 58 mijë e 706 euro neto pagë vjetore.

I bie që në muaj ai arkëton 4 mijë e 892 euro, neto.

Por, paga prej pak më “ligësht” se 60 mijë euro, nuk përfshinte krejt paratë publike që ai mori, vitin e fundit nga shteti.

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë, Ismaili ka futur edhe shumën prej 8 mijë e 208 euro “mëditje si kompensim për bord” dhe 9 mijë e 845 euro si mëditje - udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Në total, ai ka marrë nga shteti, vitin e fundit 76 mijë e 759 euro. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026