Uashingtoni zyrtar ka publikuar për herë të parë një pasqyrë të plotë dhe dramatike të pasojave të konfliktit të armatosur me Iranin. Sulmet hakmarrëse të Teheranit me raketa balistike dhe dronë kamikazë kanë lënë një bilanc të rëndë në radhët e ushtrisë amerikane të stacionuar në Lindjen e Mesme.
Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga Departamenti i Mbrojtjes, numri i trupave amerikane që kanë pësuar lëndime gjatë kësaj fushate sulmesh ka arritur në rreth 140.
Përtej numrit të lartë të të plagosurve, bilanci bëhet edhe më tragjik për shkak të humbjeve të jetëve. Është konfirmuar zyrtarisht se shtatë ushtarë amerikanë kanë mbetur të vrarë si pasojë e goditjeve direkte të infrastrukturave ushtarake në territorin e Kuvajtit dhe Arabisë Saudite. Këto sulme shënojnë një nga goditjet më të rënda ndaj forcave të SHBA-së në rajon gjatë dekadave të fundit.
Përmes një komunikimi me email për mediat, Parnell deklaroi:
“Shumica dërrmuese e këtyre lëndimeve kanë qenë të lehta dhe 108 anëtarë të shërbimit janë rikthyer tashmë në detyrë. Tetë anëtarë të shërbimit amerikan janë aktualisht të plagosur rëndë.”