Haxhiu në ditëlindjen e Ukshin Hotit bëri homazhe në Shtëpinë Muze të tij
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu në ditëlindjen e Ukshin Hotit bëri homazhe në Shtëpinë Muze të tij
17.6.26-6
17/06/2026 - 20:39
Linku u kopjua

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze të tij, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej mendjeve më të ndritura dhe patriotëve më të përkushtuar të kombit tonë.

“Profesor Ukshin Hoti ishte shembulli më i mirë i intelektualit që dijen e vuri në shërbim të lirisë dhe të interesit të përgjithshëm. Me guxim të rrallë, mençuri të thellë dhe përkushtim të palëkundur, ai qëndroi gjithmonë pranë popullit, duke mbrojtur të drejtën tonë për vetëvendosje dhe dinjitet kombëtar”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, ai e kuptoi dhe e artikuloi qartë se liria nuk dhurohet e as nuk kërkohet me përulje, për lirinë veprohet.

“Kjo ide u bë frymëzim për breza të tërë dhe mbetet edhe sot udhërrëfyes për rrugëtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026