Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj zyrtarëve përgjegjës komunalë.
Sipas njoftimit zyrtar, janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtari përgjegjës për lëndën.
Sipas njoftimit tw komunws, çdo neglizhencë në këtë drejtim është e papranueshme, ndërsa përveç procedurave disiplinore që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, institucionet komunale janë shprehur të gatshme për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila tashmë ka nisur hetimet për rastin.
Po ashtu, është theksuar se edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës, duke paralajmëruar masa të rënda ligjore ndaj çdo shkeljeje.
Pas incidentit në kantier, Komuna pezullon zyrtarët dhe paralajmëron masa të ashpra
Hetimet për shembjen në Prishtinë: Pezullohen inspektorët dhe zyrtari përgjegjës