Barcelona kërkon kredi shtesë prej 500 milionë eurosh për "Camp Nou"
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona kërkon kredi shtesë prej 500 milionë eurosh për "Camp Nou"
New Project - 2026-06-09T162557.074
09/06/2026 - 18:27
Linku u kopjua

Barcelona pritet të kërkojë një kredi të re prej 400 deri në 500 milionë euro për të përfunduar renovimin e stadiumit "Camp Nou" dhe projektit "Espai Barca". Kjo shumë i shtohet huasë fillestare prej 1.45 miliardë eurosh të siguruar nga Goldman Sachs.

Sipas raportimeve, buxheti fillestar doli i pamjaftueshëm për shkak të vonesave në ndërtim dhe kostove që tejkaluan parashikimet.

Kërkesa e re për financim pritet të paraqitet nga bordi i Joan Laportës në Asamblenë e Jashtëzakonshme të klubit në korrik.

Kjo barrë e re financiare vjen në një moment kur klubi po synon edhe transferime të mëdha si Julian Alvarez dhe Bernardo Silva.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026