Ballon d'Or lëshon deklaratë zyrtare: Fitimi i Botërorit ndihmon, por nuk garanton topin e artë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ballon d'Or lëshon deklaratë zyrtare: Fitimi i Botërorit ndihmon, por nuk garanton topin e artë
New Project - 2026-07-21T205600.603
21/07/2026 - 21:00
Linku u kopjua

Gjatë këtij Botërori, në seksionin "press room" të faqes së Ballon d'Or është publikuar një artikull me titullin "A mund ta fitosh Ballon d'Or pa luajtur për klub evropian?".

Në përgjigjen e tyre, France Football sqaron historinë e çmimit. I krijuar në vitin 1956, deri në vitin 1995 shpërblente lojtarin më të mirë evropian në ligë evropiane, ndërsa që nga viti 2007 nuk ka asnjë kufizim.

"Ballon d'Or shpërblen lojtarin më të mirë në botë, pikë", thuhet në shpjegim.

Sipas organizatorëve, Messi tashmë e ka fituar çmimin si lojtar i MLS-së në tetor 2023, i pari në histori pa klub evropian, por ajo periudhë vlerësohej ende për paraqitjet me PSG-në. Që nga viti 2022, Ballon d'Or gjykohet mbi sezonin gusht-korrik.

France Football ka sqaruar edhe më herët se fitimi i Botërorit ndihmon, por nuk garanton trofeun.

"Po, fitimi i Kupës së Botës ndihmon, por nuk garanton Ballon d'Or. Për ta fituar, duhet të kesh qenë lojtari më i mirë i sezonit, jo vetëm i Kupës së Botës", thuhet në deklaratë.

Në garën e topit të artë është Harry kane me performanca të shkëlqyeshme për Bayernin dhe për Anglinë, po ashtu edhe Yamal që është tani edhe fitimtarë i Botërorit.

Messi nuk ka qenë në listën e ngushtë që atëherë, por me paraqitjet dominante në moshën 39-vjeçare në Botëror, vendi i tij në listë sivjet është thuajse i sigurt.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026