Perez: Punoj si kafshë për Realin, bota na admiron por mediat spanjolle na sulmojnë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Perez: Punoj si kafshë për Realin, bota na admiron por mediat spanjolle na sulmojnë
New Project (48)
12/05/2026 - 19:00
Linku u kopjua

Në konferencën e tij të zjarrtë, Florentino Pérez ka lëshuar deklarata duke mbrojtur me pasion punën e tij dhe imazhin e klubit.

Presidenti i Real Madridit u shpreh se ndihet i keqkuptuar nga presioni mediatik në Spanjë, ndërsa theksoi mbështetjen që merr nga jashtë.

"E gjithë bota na admiron. Unë flas me njerëz nga FIFA dhe UEFA dhe ata nuk e kuptojnë pse mediat spanjolle na trajtojnë në këtë mënyrë," deklaroi ai, duke shtuar se përkushtimi i tij ndaj "Mbretërve" është total dhe i palodhshëm.

"Unë punoj ditë e natë si një kafshë për Real Madridin," u shpreh Pérez, duke iu përgjigjur kritikave për moshën apo gjendjen e tij shëndetësore dhe duke konfirmuar se energjia e tij për të udhëhequr institucionin më prestigjioz në botë mbetet e paprekur.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026