Ballkani barazon pa gola në Ligën e Konferencës ndaj Connah's Quay
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ballkani barazon pa gola në Ligën e Konferencës ndaj Connah's Quay
New Project - 2026-07-08T212724.139
08/07/2026 - 21:28
Linku u kopjua

Ndeshja e parë e rundit të parë kualifikues në UEFA Conference League ndërmjet Connah's Quay Nomads dhe FC Ballkanit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Përgjatë 90 minutave të zhvilluara në stadiumin "Llanelian Road", Ballkani mbajti më shumë posedimin e topit me 69%, por nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje brenda kuadratit të portës.

Në krahun tjetër, skuadra vendase u tregua më konkrete duke krijuar 8 raste totale për shënim, prej të cilave 4 goditje përfunduan në duart e portierit.

Me këtë barazim pa gola, çështja e kualifikimit mbetet tërësisht e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Prishtinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026