Bahçe me kanabis në Podujevë, dy të arrestuar dhe qindra bimë të shkatërruara
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bahçe me kanabis në Podujevë, dy të arrestuar dhe qindra bimë të shkatërruara
06/07/2026 - 18:47
Linku u kopjua
Dy persona të dyshuar jenë arrestuar sot për kultivim të bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa në Podujevë.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, më 6 korrik 2026, pas veprimeve operative dhe hetimore, është realizuar një plan taktik gjatë të cilit janë identifikuar dhe lokalizuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë kapur në flagrancë duke u kujdesur për një plantacion me 201 bimë të dyshuara kanabis.
Në konsultim me prokurorin kompetent janë marrë mostra nga bimët për ekzaminim, ndërsa pjesa tjetër është shkatërruar në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e të dyshuarve, në njërën prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me 1.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha provave materiale, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/Kosovapress/