Një grua humb jetën në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një grua humb jetën në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
Aksientii
14/06/2026 - 17:09
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë-Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress se ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi, e cilia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40.

““Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër me vendim të prokurorit është dërguar në mjekësi ligjore për autopsy”, tha Rexhepi”, tha Rexhepi.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për trajtimin dhe hetimin e rastit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Për këtë aksident të rëndë që ndodhi sot, fillimisht pamjet u publikuan nga analisti Burim Ramadani.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026