Atletico Madrid - Barcelona, përballje e zjarrtë në La Liga
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Atletico Madrid - Barcelona, përballje e zjarrtë në La Liga
atletico - barcelona
04/04/2026 - 12:49
Linku u kopjua

Atletico Madrid pret Barcelonën në një nga ndeshjet më të mëdha të javës në La Liga, në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titull.

Takimi zhvillohet në Madrid dhe është i pari nga tre përballjet mes dy skuadrave brenda pak ditësh, përfshirë edhe sfidat në Ligën e Kampionëve. 

Atletico Madrid është më i fokusuar te garat evropiane dhe Kupa e Mbretit, pasi në La Liga ka më pak shanse për titull, por kërkon një rezultat pozitiv. Në anën tjetër, Barcelona hyn në këtë sfidë si lider i kampionatit dhe ka nevojë për fitore për të ruajtur distancën nga ndjekësit, veçanërisht nga Real Madrid.

Ndërkaq Atletico mbetet i fortë në shtëpi derisa të dy ekipet përballen me mungesa të rëndësishme, Barcelona pa Raphinha dhe disa lojtarë të tjerë kyç kurse Atletico me disa mungesa në mesfushë dhe mbrojtje, përfshirë lojtarë të pezulluar dhe të dëmtuar.

Formacionet e mundshme:

Atletico (4-4-2): Oblak; Molina, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Baena, Koke, Lookman; Alvarez, Sorloth.

Barcelona (4-2-3-1): J. Garcia; E. Garcia, Cubarsi, Martin, Cancelo; Bernal, Pedri; Yamal, Lopez, Rashford; Lewandowski.

Ndeshja zhvillohet sot më katër prill, në stadiumin “Riyadh Air Metropolitano”, nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026