Kosova sonte sfidon Izraelin në kuadër të Ligës Evropiane të Volejbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova sonte sfidon Izraelin në kuadër të Ligës Evropiane të Volejbollit
New Project - 2026-06-21T103807.333
21/06/2026 - 12:39
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në volejboll zbret sonte në parket për të zhvilluar një përballje tejet të rëndësishme në kuadër të Ligës Evropiane (CEV Volleyball European League), ku do të mirëpresë përfaqësuesen e Izraelit.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Federata e Volejbollit ka njoftuar se hyrja do të jetë falas për të gjithë adhuruesit e sportit.

Klubi dhe lojtarët kanë bërë thirrje për përkrahje masive nga tribunat, duke kërkuar nga publiku kryeqytetas të bëhet "lojtari i shtatë" në rrugëtimin drejt fitores.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026