Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Shqiperiaa
27/06/2026 - 21:49
Linku u kopjua

Është arritur marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve.

One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore.

Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën Bllatë.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga Minisrti i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Panëe Toshkovski, përcjell TCH.

Janë rreth 4600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit.

Kjo marrëveshje do të lehtësojë si lëvizjen e lirë të qytetarëve, ashtu edhe të mallrave mes 2 vendeve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026