Sekuestrohen pesë AK-47 dhe tri armë tjera në Podujevë, po “niseshin” për Gjermani
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen pesë AK-47 dhe tri armë tjera në Podujevë, po “niseshin” për Gjermani
ChatGPT Image Jun 24, 2026, 08_35_42 AM
Foto Ilustruese
24/06/2026 - 10:38
Linku u kopjua

Shtatë armë të gjata, një pistoletë, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë janë sekuestruar nga policia gjatë një bastisje në një depo, në Podujevë, të martën.

Krejt ky arsenal, ku përfshiheshin pesë AK-47, një armë e gjatë M12, një tjetër me prodhues të panjohur dhe revolja Glock janë gjetur në dy valixhe.

Policia ia doli t’i konfiskojë armët pasi paraprakisht siguroi informata se tre persona po bënin plane t’i transportojnë ato drejt Shtutgartit në Gjermani.

Këta të dyshuar ndodhet në kërkim. Policia nuk i kishte gjetur kur ua bastisi shtëpitë e tyre

Rasti që po hetohet nga organet kompetente është iniciuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”. /Kosovapress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026