Kombëtarja e Anglisë do të përballet me bashkëorganizatorët e Meksikës në stadiumin legjendar "Azteca" në Meksiko Siti, në kuadër të raundit të 16-tave të Kampionatit Botëror.
Ndeshja fillon prej orës së hershme të mëngjesit 02:00.
Për më tepër, meksikanët janë të pamposhtur në 12 ndeshje gjatë vitit 2026 dhe nuk kanë pësuar ende asnjë gol në këtë Botëror.
Në krahun tjetër, Anglia e Thomas Tuchel vjen pas një fitoreje jo bindëse 2-1 ndaj DR Kongos.Situata rreth ndeshjes është tensionuar edhe nga frika e anglezëve se mund të spiunohen gjatë stërvitjeve. Anglia gjithashtu ka kujtime të hidhura nga ky stadium, ku në vitin 1986 Diego Maradona shënoi golin e famshëm me dorë ("Dora e Zotit").
Sa i përket lojtarëve, Meksika do të mbështetet te Raúl Jiménez, i cili ka shënuar 6 gola në 12 përballje ndaj portierit anglez Jordan Pickford. Ky i fundit sot barazon rekordin me 17 paraqitje në Botëror për një portier të Anglisë.