Ambasadori gjerman Rainer Rudolph viziton agjencinë e lajmeve KosovaPress
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadori gjerman Rainer Rudolph viziton agjencinë e lajmeve KosovaPress
amb 4
20/07/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar të hënën Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, ku është pritur nga drejtuesit e saj dhe është njohur nga afër me punën, historikun dhe zhvillimin e një prej mediave më të vjetra, më të rëndësishme dhe më të besueshme në vend.

I shoqëruar edhe nga përfaqësues tjerë të Ambasadës së Gjermanisë, Rudolph pa ambientet e reja të KosovaPress, ku u takua me gazetarët, redaktorët dhe stafin menaxherial, duke u informuar për mënyrën e funksionimit të agjencisë, shërbimet që ajo ofron dhe rolin që luan në informimin e publikut në Kosovë dhe më gjerë.

Presidenti i KosovaPress, Skender Krasniqi, zëvendësdrejtoresha e përgjithshme, Merita Gashi, dhe drejtori i Informacionit, Gazmend Syla, e njoftuan ambasadorin Rudolph me historikun e agjencisë, e cila është themeluar më 4 janar 1999, si dhe me zhvillimin e saj ndër vite në një agjenci profesionale, e cila tashmë është anëtare edhe e shoqatave dhe aleancave të agjencive të lajmeve në Ballkan (ABNA) dhe Evropë (EANA).

Gjatë takimit u prezantuan edhe shërbimet që ofron KosovaPress për klientët e saj, duke përfshirë prodhimin e lajmeve, fotografive, videove dhe përmbajtjeve multimediale, me fokus në raportimin e shpejtë, profesional dhe të besueshëm.

Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja e përgjithshme e mediave në Kosovë. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për ambientin në të cilin veprojnë mediat, sfidat me të cilat përballet gazetaria profesionale, zhvillimet në tregun mediatik, qëndrueshmërinë financiare të mediave dhe mënyrat se si ato arrijnë të funksionojnë në një treg relativisht të vogël dhe shumë konkurrues.

Po ashtu, Rudolph dhe nikoqirët e tij diskutuan edhe për rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale, nevojën për mbështetje të gazetarisë cilësore dhe rolin që mediat e pavarura kanë në forcimin e demokracisë, transparencës institucionale dhe informimit të drejtë të qytetarëve./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026