Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndan pako ushqimore bashkatdhetarëve në pikën kufitare…
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndan pako ushqimore bashkatdhetarëve në pikën kufitare…
ushqimett
19/07/2026 - 19:47
Linku u kopjua

Me rastin e fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ishte sot i pranishëm në Pikën Kufitare Bajakovo, ku shpërndau ujë dhe pako ushqimore për bashkatdhetarët tanë në pritje të kalimit kufitar.

Sipas njoftimit, edhe pse kolonat e automjeteve janë të gjata, sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente, koha e pritjes për kalimin e kufirit aktualisht është vetëm 10–15 minuta. Në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe efikas.

Kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit.

“Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës, shprehim falënderimin tonë të veçantë për z. Hakif Qenaj, i cili dhuroi pakot ushqimore të shpërndara për udhëtarët. Kontributi i tij përfaqëson një akt të çmuar solidariteti dhe kujdesi ndaj bashkatdhetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve të saj, duke monitoruar situatën në pikat kufitare dhe duke ofruar mbështetje sa herë që kjo është e nevojshme.

“U dëshirojmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë një udhëtim të sigurt dhe të mbarë”, thuhet në njoftimin e ambaasadës.

Në vendin tonë tashmë ka nisur fluksi i bashkatdhetarëve tanë të vijnë në Kosovës për pushimet e verës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026