Ambasada Amerikane me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada Amerikane me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë
New Project (57)
31/03/2026 - 15:32
Linku u kopjua

Prishtina po përjeton ethet e finales historike të "play-off"-it, dhe mobilizimi është i jashtëzakonshëm.

Këtij entuziazmi kombëtar i është bashkuar sot edhe stafi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, duke dëshmuar se janë “Dardanët” më të rinj në kryeqytet.

Në një foto vërtet emocionuese, dhjetëra punonjës të ambasadës (si ata kosovarë, ashtu edhe amerikanë) shihen të mbledhur së bashku, duke pozuar me shallet dhe bluzat blu e verdhë të kombëtares.

Ky gjest i fuqishëm simbolizon mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Kosovën, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë sportiv, duke treguar se sonte, çdo zemër që rreh në Prishtinë po lutet për një fitore historike ndaj Turqisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026