Një person ka humbur jetën si pasojë e një incidenti që ka ndodhur sot në fshatin Revuqë të Podujevës.
Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i cila bëri të ditur se rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen.
“Sot rreth orës 11:00, në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Sipas informatave fillestare, në fshatin Revuqë, viktima mashkull dyshohet se është lënduar rëndë pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar,” ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas është konfirmuar vdekja e tij.Edhe dy ditë më parë, kishte ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Polanë të Istogut, nga i cili ka vdekur një person rreth 60 vjeçar nga Leskoci i Klinës, si pasojë e që traktori ishte rrokullisur.