Ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR1234
03/04/2026 - 16:58
Linku u kopjua

Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të KFOR-it kanë zhvilluar patrulla të rregullta përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, njoftoi misioni i NATO-s.

“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet  në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026