Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka lavdëruar mesfushorin, Veldin Hoxha, duke e cilësuar si një shembull të rrallë të përkushtimit dhe identitetit në futbollin modern. Edhe pse u rrit dhe u formua si futbollist në Kroacia, ai kurrë nuk i harroi rrënjët e tij nga Kosova.
Në rrugëtimin e tij si futbollist i ri, Hoxha kishte mundësi të përfaqësonte edhe Kroacinë apo Bosnja dhe Hercegovina. Madje, ai ishte edhe kapiten i përfaqësueses së Kroacisë për grupmoshën U21, një arritje që për shumë lojtarë do ta bënte zgjedhjen shumë më të lehtë.
Ademi bënë të ditur se Hoxha vendosi të refuzojë opsionet e tjera dhe të zgjedhë fanellën e Kosovës, një vendim që nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe krenari kombëtare.
“Ai refuzoi mundësitë tjera dhe vendosi ta veshë fanellën e Kosovës. Një vendim që nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi” – deklaroi Agim Ademi.Ndër të tjerash Ademi tregon se rrugëtimi i Veldin Hoxha dërgon një mesazh të qartë,
“Historia e Veldin Hoxhës është edhe një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë, na kujton një të vërtetë të thjeshtë: Mund të jetosh në Kroaci, Gjermani apo kudo në botë, por kur rrënjët i ke në Kosovë, zemra gjithmonë të kthen aty”, ka shkruar Ademi në Facebook.