Kontrabandë me telefona dhe pajisje të dyshuara, sekuestrimi në vlerë 30 mijë euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kontrabandë me telefona dhe pajisje të dyshuara, sekuestrimi në vlerë 30 mijë euro
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe njësinë Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një aksion kundër kontrabandimit të mallrave.
Gjatë kontrollit të kryer në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar, autoritetet kanë gjetur mallra të padeklaruara dhe të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas policisë, janë sekuestruar 160 mbushës elektrikë të markës Apple 20W, 13 telefona të mençur iPhone të modeleve të ndryshme, 13 telefona celularë të markave të ndryshme, një iPad dhe dy orë të mençura Apple Watch.
Mallrat janë konfiskuar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, ndërsa vlera e tyre është vlerësuar të jetë rreth 30 mijë euro.
"Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë bërë kontroll në objektin e të dyshuarit mashkull kosovar dhe veturën e tij, ku kanë gjetur mallra Samsung, 1 IPAD të pa deklaruara dhe të dyshimta të kontrabanduara si 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë APPLE 20, 13 telefona Smart të tipit IPHONE modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme të tipit dhe 2 Apple Watch. Mallrat e cekura janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës dhe sipas vlerësimit mallrat e sekuestruara vlerësohen rreth tridhjetëmijë (30.000) euro. I dyshuari pas intervistimit me udhëzime të prokurorit është liruar, lënda ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin 24
I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.