Izraeli kalon në epërsi ndaj Shqipërisë, tensione pas golit në “Air Albania”
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Izraeli kalon në epërsi ndaj Shqipërisë, tensione pas golit në “Air Albania”
Izraeli ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, falë golit të Oscar Gloukh në minutën e 73-të.
Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar pjesë të konsiderueshme të lojës, me më shumë posedim të topit dhe raste të krijuara, mysafirët arritën të ndëshkojnë kuqezinjtë në një nga rastet e tyre më të mira të pjesës së dytë.
Pas golit, pati tensione në fushë. Gjatë festimit të realizimit, lojtari izraelit thuhet se ka provokuar tifozët vendas, gjë që solli reagimin e mbrojtësit Elseid Hysaj. Situata u tensionua për disa momente, me disa futbollistë nga të dy ekipet që u përfshinë në përleshje, ndërsa arbitri ndërhyri për të qetësuar gjakrat. Hysaj u ndëshkua me karton të verdhë pas incidentit.
Në minutat e mbetura, Shqipëria po kërkon golin e barazimit për të shmangur humbjen në debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.
KosovaPress