19:20
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë aprovimin për bashkëpunimin me ish-presidenten, Vjosa Osmani.
“U dakorduam që të formalizojmë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë më jepni edhe disa ditë për finalizim të diskutimeve me Vjosa Osmanin. Kishte dakordim për idenë e përbashkimit dhe garim të përbashkët dhe shumë fjalë që kemi diskutuar në mbledhje të këshillit të përgjithshëm do t’i finalizojmë këto ditë”, tha ai.
Abdixhiku ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim.I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, Abdixhiku ka thënë se nuk e ka problem të jetë ajo, megjithëse ka shtuar se e sheh si kandidate “të duhur” për presidente.
“Pa asnjë problem. Kjo çështje nuk është për mua. Besoj se Vjosa Osmani duhet të jetë dhe më e duhura për presidente të Kosovës. Besoj se populli i Kosovës e dëshiron një gjë të tillë. Prandaj renditja në listë për mua nuk ka fare rëndësi, përderisa gjejmë një modalitet që funksionon dhe ngrit shpresë për Kosovën… mund të jetë edhe anëtare e LDK-së. Bashkëpunimi ynë është brenda një liste të përbashkët brenda LDK-së, s’ka parti të tjera brenda listës së LDK-së”, theksoi Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë tha se Vjosa Osmani është kandidate e shkëlqyer për presidente.
Lajmi në zhvillim...